Basketboll

ARDHJA E RE DION SHEQIRI OPTIMIST: KEMI KAPACITET TI FITOJMË DY NDESHJET VENDIMTARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A, tashmë është grumbulluar para dy sfidave ndaj Luksemburgut dhe Sllovakisë të vlefshme për para-kualifikimet e Botërorit 2023.

Në listën e gjerë të lojtarëve të grumbulluar, figuron emri edhe i një talenti që po zhvillohet si lojtar në Itali. Dion Sheqiri që luan tek skuadra e njohur italiane, Trieste.

Në një intervistë për AsistiOnline.com, Sheqiri ka folur për aventurën te Kosova(pritjen, atmosferën dhe gjasat që ka ekipi për të kaluar tutje), si dhe planet apo ambiciet e tij për të ardhmen.
——————————————————————————————————————————————————————

Dion për herë të parë jeni grumbulluar me Kosovën A, çfarë ndjenje është për ju që në moshë të re ta shijoni këtë gjë?

Po është hera ime e parë që jam i ftuar në Përfaqësusen e Kosovës A, ndihem me të vërtetë mirë, të gjithë më kanë pritur shumë mirë, dhe ndihem shumë mirë të jem në pjesën e ekipit të Kombëtares”.

Tashmë jeni akomoduar me skuadrën në të njëjtin ambient, si ishte pritja ndaj jush në grumbullimin e parë me Kosovën?

Po tashmë të gjithë jemi akomoduar dhe jemi në Hotel së bashku, unë u prita mjaftë mirë nga lojtarët e tjerë. Atmosfera është shumë e mirë të gjithë jemi të motivuar dhe presim me padurim dy ndeshjet kundër Sllovakisë dhe Luksemburgut”.

Mendoni që mund ta bindni selektorin e Kosovës, Marmarinos që të mbeteni në listën e ngushtë, kur dihet se jeni tejet i ri në moshë dhe aty ka lojtarë me shumë përvojë?

Pavarësisht moshës, unë si lojtar do të mundohem të jem i koncentruar në çdo treining dhe do të japë maksimumin çdo herë, dhe pse jo që të jem pjesë e 12shes finale të ekipit. Por të presim dhe të shohim për vendimin e trajnerit të cilin e respektoj”.

Cilat janë synimet e Kosovës në këto dy ndeshje, ju ka folur trajneri për rëndësinë e tyre?

Po synimet i kemi pasur të qarta edhe para se të bashkoheshim me ekipin, duhet të bëjmë gjithçka që ti fitojmë këto dy ndeshje shumë të rëndësishme për ne, besoj se do t’ja dalim”.

Besoni që Kosova mund ti fitojë të dyja ndeshjet e këtij grupi?

Po besoj në ekipin e Kosovës në këta lojtarë dhe stafin. Mundësinë e kemi dhe do të mundohemi të japim maksimumin, ti fitojmë këto dy ndeshje dhe të ecim para”.

Cilat janë planet e tua për të ardhmen, si me ekip ashtu edhe me Përfaqësuesen e Kosovës?

Planet e mia për momentin janë të debutoj me Përfaqësusen A, pastaj të kthehem prapë në Itali, ku pritet të rifillojë sezona dhe pastaj verës do të jem prapë në Kosovë, ku do të kemi Evropianin me U-20 dhe U-18 me Përfaqësusen e Kosovës”, përfundoi intervistën për AsistinOnline, Sheqiri.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.