BROOKLYN NETS VENDOSIN REKORD TË RI TË KLUBIT PËR TREPIKËSHA
Prishtinë(AsistiOnline) – Brooklyn shkëlqen edhe pa Durant, thyejnë rekordin e klubit për trepikësha ndaj Kings
Pavarësisht se mungoi superylli Kevin Durant, Brooklyn Nets arritën fitore të lehtë me rezultatin 136-125 mëngjesin e të martës ndaj skuadrës perëndimore, Sacramento Kings.
James Harden realizoi dyshifrorin e trefishtë të pestë me fanellën e Nets, duke e mbyllur takimin me 29 pikë, 13 kërcime dhe 14 asistime teksa u ndihmua edhe nga Kyrie Irving që shtoi 40 pikë, nga të cilat 27 u shënuan prej jashtë zonës.
Përvec 9 shënimeve të Irving nga jashtë zone, bashkëlojtarët e tij tek Nets shtuan edhe plotë 18 të tjera duke e dërguar numrin total të realizimeve nga jashtë zone në 27-të.
Kështu skuadra njujorkeze arriti të vendos rekord të ri të klubit për tre pikë, por fati nuk ishte me ta pasi që nëse do kishin edhe dy realizime të tjera do të thyenin rekordin e përgjithshëm të NBA.
Brooklyn Nets tashmë mbajnë pozitën e tretë në lindje me 17 fitore krahas dy disfatave, ata në tre sfidat e radhës do të kenë punë të vështirë ndaj tre superkundërshtarëve si: Suns, Lakers dhe Clippers.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.