Basketboll

LAKERS RIKTHEHEN TE FITORJA, PORTLAND ME FITOREN E PESTË RRESHT!

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas humbjes nga Denver Nuggets, LeBron James me shokë arritën ta tejkalonin atë shije të hidhur duke triumfuar përballë Minnesotas me rezultat 112-104.

Ndeshja që ishte pothuajse e niveluar në tri çerekët e parë, u vendos në 12 minutëshin e fundit. Mbreti që luante pa Daviesin e lënduar bëri diferencën përkundër moshës që ka për ta fituar këtë takim për ti bërë presin Utahs së vendit të parë. 

4 herë kampioni ndeshjen e mbylli me double double duke shënuar 30 pikë dhe ka kontribuar me 13 kërcime e 7 asistime. 

Tani Lakers kanë 22 fitore e 7 humbje ndërsa Minnesota vazhdon të jetë në fund të perëndimit me 7 fitore e 21 humbje.

Nga ana tjetër, Portland nën udhëheqjen e Damian Lillard po vazhdon të bëj mrekullira në parket. Kësaj rradhe Blazers mposhtën Oklahoman me rezultat 115-104. 

Ishte ylli i skuadrës Lillard që bëri pothuajse gjthë punën për këtë triumf duke kompletuar dyshifror të dyfishtë me 31 pikë, 10 asistime e 7 kërcime. 

Portland me këto fitore po ngjitet në krye me shpejtësi të erës dhe tani regjistron seri prej 17 fitore  10 humbje.

Ndeshja mes San Antonio Spurs dhe Detroit Pistons nuk është zhvilluar për shkak të rasteve pozitive të rezultuara në përbërjen e Spurs.

Ndeshjet tjera që u zhvilluan gjatë mëngjesit:

Denver Nuggets – Boston Celtics 99:112

Toronto Raptors – Milëaukee Bucks 124-113

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=k5FrZAiSgwU

Komentet janë të mbyllura.