Basketboll

PAS 9 FITOREVE RRESHT, MPOSHTET ‘PERANDORIA’ UTAH JAZZ

Prishtinë(AsistiOnline) – Plotë nëntë ndeshje u luajtën mëngjesin e të shtunës në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Fundjava sportive në Artmotion nisi me duelin mes gjigantëve të perëndimit, Los Angeles Clippers dhe Utah Jazz.

Emocione, atraktivitet, lojë të bukur dhe ndryshime në rezultat na shfaqën këto dy skuadra të mëdha, por në fund vetëm njëra duhej të triumfonte.

Fituese nga ky takim dolën Los Angeles Clippers, e kjo për ta ishte fitorja e 20-të sezonale.

Më i miri këtë herë ishte i rikthyeri nga lëndimi Khawi Leonard me 29 pikë të shënuara, por që u ndihmua mjaftë edhe nga Lou Williams që shtoi 19 pikë nga stoli.

Nga ana tjetër tek skuadra e Jazz paraqitje pozitive patën Mitchell me 35 pikë dhe Bogdanovic me 23 sosh, por pa mundur ta shpëtojnë skuadrën e tyre nga humbja.

Rezultati i këtij dueli nuk ndryshoi asgjë në renditje, por paralajmëroi se ka edhe skuadra të tjera të forta në perëndim që do t’ia vështirësojnë punën Utahit për pozitën e parë.

Në shtatë ndeshjet e mbetura para fazës playoff, Jazz do të ballafaqohen edhe ndaj skuadrave të forta si Lakers, Miami dhe Philadelphia. Në anën tjetër Clippers në duelin e radhës do kenë punë me Brooklyn Nets, e pastaj do të duelojnë edhe ndaj Bostonit dhe Milwaukeet.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=hV7ovyOfpno

Komentet janë të mbyllura.