Basketboll

SONTE DERBI LOKAL PRIZRENAS I SUPERLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohet ndeshja e shtyer e xhiros së 20-të, ndërmjet rivalëve lokalë nga Prizreni e që pritet të jetë shumë interesante.

Skuadra e Ponte Prizrenit që është edhe mikëpritëse në letër e këtij dueli që pritet të jetë fenomenal, sivjet është në kërkim të trofeve dhe vije pas humbjes nga Trepça, ndërsa Bashkimi nuk gjendet në pozitë të volitshme dhe kërkon që me fitoren e sontme t’ju rikthehet rezultateve pozitive.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në platformën nr.1 në vend Artmotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – ndeshje e mbetur nga xhiro 20

E martë

19:00 Ponte Prizreni – Bashkimi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.