Basketboll

UTAH JAZZ SHKËLQEJNË DHE FITOJNË THELLË NDAJ LAKERS

Prishtinë(AsistiOnline) – “Jezzerët” vazhdojnë të tregojnë se pse janë një nga favoritët kryesor në sezonin aktual të NBA. Skuadra e drejtuar nga Quin Snyder arriti fitore të thellë në Vivent Center përballë rivalëve direkt për kreun e tabelës, Los Angeles Lakers.

Utah u shkëputen gjatë çerekëve dy dhe tre duke krijuar një epërsi që më pas e menaxhuan lehtë për të arritur edhe fitoren e 15-të radhazi në shtëpi.

Donovan Mitchell e nisi ndeshjën dobët, por për vetëm dy asistime nuk arriti që në fund të kompletoj dyshifror të trefishtë, teksa paraqitje impresive patën të gjithë bashkëlojtarët e tij, duke nisur nga Conley e deri tek Gobert dhe Clarkson.

Nga ana tjetër me statistika tek Lakers më i miri në parket ishte Lebron James me 19 pikë, por që mëngjesin e sotëm nuk arriti të tregoj asgjë dhe nuk vërtetoi epitetin si kandidati kryesor për MVP.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=7IKeGNCaH9Q

Komentet janë të mbyllura.