Basketboll

DURANT MUNGON NË ALL STAR, ZËVENDËSOHET NGA KY LOJTAR!

Prishtinë(AsistiOnline) – Përveç Anthony Davisit që u njoftua se nuk do jetë prezent në ndeshjen e yjeve të njohur si “All-Star Game”, edhe një tjetër basketbollist që konfirmohet se do të mungojë është ylli i Brooklyn Nets, njëherazi basketbollisti më i votuar në bregun lindor, Kevin Durant.

NBA ka konfirmuar se Durant do të mungojë përshkak të lëndimit dhe se vendin e tij në eventin më atraktiv të vitit do e zë qendra e Indiana Pacers, Domantas Sabonis.

Sabonis do të jetë rezervistë nga lindja, teksa pozitë startuesi do të ketë Jayson Tatum. Me këtë rast do të ndryshojë edhe kapiteni dhe komplet emri i ndeshjes kryesore të natës që pritej të ishte Team James vs Team Durant.

Giannis Antotekounmpo ishte lojtari i dytë me më së shumti vota të grumbulluara nga fansat në bregun lindor dhe me gjasa të mëdha ai do të jetë përsëri kapiten kundër skuadrës së drejtuar nga Lebron James.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.