Basketboll

LAKERS FITOJNË NDESHJEN E ZJARRTË NDAJ PORTLANDIT, VENDIMTARE MBROJTJA E MIRË

Prishtinë(AsistiOnline) – Los Angeles Lakers janë rikthyer tek fitoret. Skuadra që luan me fanella ngjyrë vjollcë dhe ari ka triumfuar në duelin e mëngjesit të së shtunës kundër një rivali të fortë nga perëndimi si Portland Trail Blazers.

Rezultati përfundimtar i këtij dueli ishte 93-102, me pjesën e parë që ishte shumë e balancuar, por që gjithçka mori rrjedhë tjetër në çerekun e tretë atëher kur në skenë dolën Lebron James me shokë që treguan se e duan shumë rikthimin tek fitoret.

Më i miri në parket ishte padyshim “Mbreti” James që realizoi dyshifror të dyfishtë prej 28 pikëve dhe 11 kërcimeve, teksa edhe i rikthyeri nga lëndimi Dennis Schroder pati paraqitje të mirë duke realizuar 22 pikë.

Tek Portlandi si çdo herë, më i miri në fushë doli të jetë përsëri superylli, Damian Lillard që shënoi plotë 35 pikë. 

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=Syss4C4pdZQ

Komentet janë të mbyllura.