Basketboll

NETS FITOJNË NË SHTËPINË E SPURS PAS 19 VITEVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Brooklyn Nets e kanë arritur një fitore historike në mesnatën që po e lëmë pas në NBA.

Pas plotë 19 vite rresht, Nets më në fund kanë triumufuar si mysafirë të San Antonio Spurs me rezultatin final të ndeshjes, 113-124.

James Harden shkëlqeu në këtë fitore të madhe të Nets me triple-double magjik(30pk, 15ast, 14krc). Përderisa, 27 pikë i shtoi edhe Kyrie Irving.

Te Spurs s’mjaftoi DeRozan me double-double(22pk, 11ast).

Fitorja e fundit e Brooklyn Nets si mysafir të San Antonio Spurs daton në vitin e largët 2002.

Pas kësaj sfide, Brooklyn tash ka 23 fitore e 13 humbje dhe gjendet në pozitën e dytë Konferencën Lindore, kurse San Antonio ka 17 fitore e 13 humbje në pozitën e gjashtë në Konferencën Perëndimore.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=SmnJHnNqkZ4&feature=emb_title

 

Komentet janë të mbyllura.