Basketboll

T.J. MCCONELL VENDOS REKORD TË PAZAKONTË NË NBA!

Prishtinë(AsistiOnline) – Lojtari i Cleveland Cavaliers, T.J. McConell ka vendosur një rekord të pazakontë në NBA, natën që lamë pas. 

Në takimin e mëngjesit përballë Indiana Pacers, fundori i Cavaliers është bërë lojtari më i shpejtë në histori që arrin të vjedhë, besoni apo jo, plotë 9 topa brena pjesës së parë. Më saktësisht këtë e arrit kur kishin mbetur edhe 15.2 sekonda para përfundimit të 12 minutëshit të dytë.

Rekordi më parë ishte 8 topa të vjedhur brena pjesës së parë, që kishte ndodhur plotë 12 herë nga viti 1973. 

McConell poashtu arriti të vidhte plotë 10 topa që është bërë lojtari i parë duke kompletuar triple double me topa të vjedhur, duke përfshirë pikët dhe asistimet. I fundit që e kishte bërë këtë ishte Mookie Blalock para 23 vitesh me Atlanta Hawks kundër Sixers duke e mbyllur mbrëmjen me 14 pikë, 11 asistime dhe 10 topa të vjedhur. 

Ndërsa dje, McConell natën e mbylli me 16 pikë, 13 asistime e 10 topa të vjedhur që bëhet lojtari I parë në histori që arrin shifra të tilla dhe triple double I 11 në histori që arritet me topa të vjedhur.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.