Basketboll

GARA E SHKATHTËSIVE NË ALL STAR I TAKOI NJË EVROPIANI

Prishtinë(AsistiOnline) – Gara e shkathtësive në All Starin e këtij viti në NBA, ka qenë shumë interesante.

Plotë 6 basketbollistë ishin në garë për ta fituar këtë çmim, por në fund triumfoi një lojtar nga Evropa.

Në çerekfinale të kësaj gare u ndeshën: Domantas Sabonis (Indiana Pacers) dhe Julius Randle (New York Knicks) si dhe Nikola Vucevic (Orlando Magic) dhe Robert Covington (Portland Trail Blazers).

Dy qendrat evropiane, Sabonis dhe Vucevic kaluan në gjysmëfinale ku u pritën nga Luka Doncic dhe Chris Paul.

Sabonis arriti ta mposhtë poashtu një evropian, Luka Doncicin për të kaluar në finale, derisa Vucevic befasoi me shpejtësi dhe precizitet, fundorin e Phoenix Suns, Chris Paul.

Ishte një finale jashtëzakonisht interesante mes dy basketbollistëve evropianë, lituanezit Sabonis dhe malazezit Vucevic.

Në fund ishte qendra e Pacers që u tregua më i shkathët dhe që e fitoi këtë garë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.