Basketboll

MUJA KOMENTON ÇËSHTJEN E TRAJNERËVE, KA NJË PYETJE INTERESANTE PËR KOMUNITETIN E BASKETBOLLIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Çështja e trajnerëve në basketbollin e Kosovës, tashmë është bërë një temë në shumë aktuale e cila kërkon analizë të thellë, se pse po ndodhin ndryshime të shumta dhe të vazhdueshme në shtabet teknike të klubeve kosovare.

Ku në fakt qëndron problemi? AsistiOnline.com e ka shtjelluar këtë tematikë, duke kontaktuar me disa prej njohësve më të mëdhenjë të basketbollit të Kosovës të cilët më parë kanë luajtur aktivisht me shumë sukses, ndërsa sot ushtrojnë edhe rolin e trajnerëve poashtu me shumë sukses.

Ish-basketbollisti i spikatur dhe tash trajner shumë perspektiv, Muhammed Thaçi, ka kritika të shumta për çasjen ndaj trajnerëve vendorë dhe se si po menagjohet me klubet kosovare.

Problemi është se klubet tona, nuk ja konsistente dhe për kohë shumë të shkurtë kërkojnë rezultate. Për të ndërtuar një ekip dhe për ta futur në sistem loje, duhet më shumë kohë, durim dhe shansë. Por më kryesorja duhet buxhet. Trajnerët e rinjë shqiptarë nga Kosova nuk i kanë shanset e duhura, por shkel e shko dhe me shumë mangësi për atë s’kanë arritur suksese edhe pse te disa s’kanë munguar sukseset. Shembull është Ponte Prizreni, trajner vendor 2-3 vite dhe tash ka ardhur koha për rezultate. Dhe më e keqja është se klubet e dijnë që këta të rinjë s’kan ku të shkojnë, çka do që ndodhë, prapë i kanë aty. Dmth si ”golden substitution” ose gjokera.

Në Kosovë kanë ardhur në 20 vitet e fundit, trajnerë kualitativë si rasti i Dokuzovskit, Kurtoviç, Bevanda, Greenberg i Kombëtares, por puna e tyre s’ka qenë me ndërtu lojtarë, por me u bë kampion i Kosovës që në këtë rast, nuk është diçka që të sjellë benefite. Është nënçmuese edhe për 4 klubet e para të sjellin trajnera si ata që i kanë sjellur këtë vit, bile bile njëri nga ta ka qenë trajner i katër klubeve. Mendoj se këta trajnera që kanë ardhur si zëvendësime nuk janë më të mirë se ne, apo se djemtë tanë, por klubet tona nuk ju japin ”full power”(kontroll të plotë), liri, bile bile as edhe respekt jo të mjaftueshëm trajnerëve vendorë.

Trajnerat që kanë ardhur sivjet përveç trajnerit të Trepçës që ka qenë trajner në Superligen e Turqisë, këta tjerët jan ose asistenta ose trajnera në liga më të dobëta se liga e Kosoves, thjeshtë shumica janë anonimusa(të panjohur), video skautera, ose asistenta të dytë.

Më vret fakti dhe parashtroj një pyetje, kur ama kur, Maqedonia do të marrë trajnera kosovarë, kur Kroacia do të marrë trajnera kosovarë, kur Greqia do të marrë trajnera kosovarë? Asnjëherë, asnjëherë, asnjëhere. Prandaj më mirë të investojmë tek njerëzit tanë” u shpreh Muja.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.