Basketboll

SUPERLIGA PUSHON NË MESJAVË, POR VAZHDON NË VIKEND

Prishtinë(AsistiOnline) – Superliga e Kosovës në Basketboll nuk do të ketë xhiro gjatë kësaj mesjave, por rikthehet në aksion gjatë fundjavës që po vjen.

 Ndeshjet e xhiros së 23-të, zhvillohen të shtunën dhe të dielën, që po vijnë.

Të shtunën takohen rivalët e vjetër, Trepça dhe Prishtina që do ta hapin këtë xhiro shumë interesante, për të vazhduar në po të njëtën ditë me ndeshjen, Bashkimi – Ylli.

Të dielën, luhet derbi i xhiros ndërmjet, Rahovecit dhe Pejës në ”Mizahir Isma”. Ndërsa përballja e fundit do të jetë ajo mes Ponte Prizrenit dhe Vëllaznimit në ”Sezai Surroi”.

Të gjitha ndeshjet transmetohen direkt në Platformën më atraktive në vend, Artmotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve do të mund ti përcjellni në portalin e vetëm shqiptar, dedikuar ekskluzivisht dhe krejtësisht basketbollist, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.