SOT LUHEN SHUMICA E NDESHJEVE TË XHIROS NË LIGËN E PARË

0

Sot dhe nesër do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 14-të në Ligën e Parë në basketboll.

Sfida kryesore do të zhvillohet sonte ndërmjet RC Cola Dritës dhe Marigona Hill Prishtinës, që do të transmetohet në ArtMotion.

Skuadra gjilanase është në vendin e parë me 12 fitore dhe vetëm një humbje, kurse Marigona Hill ndodhet në vendin e katërt me nëntë fitore dhe katër humbje, andaj pritet një takim interesant.

AS Prishtina do të sfidohet nga Feronikeli. Skuadra prishtinase ka 11 fitore dhe dy humbje, kurse skuadra nga Drenasi ka tri fitore dhe 10 humbje.

Istogu që po ashtu ka 11 fitore dhe dy humbje, do të ndeshet me Lipjanin, që në xhiron e kaluar shënoi fitoren e parë. Lipjanasit kanë vetëm një fitore dhe 12 humbje.

Prishtina e Re, që ka vetëm një fitore dhe 12 humbje do të ndeshet me Megasports, që ka katër fitore dhe nëntë humbje.

Ndeshjet e fundit për këtë xhiro do të zhvillohet ndërmjet Vushtrrisë dhe New Basket. Vushtrriasit kanë gjashtë fitore dhe shtatë humbje, kurse prizrenasit shtatë fitore dhe gjashtë humbje.

Liga e Parë – Java 14

E enjte

15:00 Feronikeli vs AS Prishtina

17:00 Istogu vs Lipjani

17:30 RC Cola Drita vs Marigona Hill Prishtina (Kujtesa/Art Motion)

21:00 Prishtina e RE vs Megasports

E premte

20:00 Vushtrria vs NEW Basket.