Basketboll

VALENCIA ME FITORE TË MADHE NDAJ FENERIT TË SPAHIUT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra spanjolle, Valencia ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në Euroligë në tentim për të arritur play off’in.

Në e saj ”La Fonteta” në Valencia, skuadra spanjolle ka arritur të mposhtë bindshëm ekipin e Fenerbahçes me rezultatin final të ndeshjes, 66-52.

Dy individët më të dalluar në fitoren e Valencias sonte ishin: San Van Rossom me 17 pikë dhe Mike Tobey me 12 pikë.

Te Feneri s’mjaftuan për fitore, Jan Veseley me 15 pikë e Nando DeColo me 14 sosh. Në këtë duel për Fenerin u paraqit edhe basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Kenan Spahiu për 10 minuta dhe kontriboi me 1 kërcim e 2 vjedhje topash.

Valencia tash gjendet ekipi i 10-të në Euroligë me 14 fitore e 14 humbje dhe dy pozita larg play off’it, ndërsa Feneri mbetet i 7-ti me 17 fitore e 11 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.