Basketboll

DALLAS MAVERICKS I REVANSHOHET LA CLIPPERS!

Prishtinë(AsistiOnline) – Dallasi i udhëhequr nga Luka Donçiqi arriti ti revanshohet LA Clippers për atë humbje të shkaktuar në fillim të javës duke e mposhtur me rezultat 105-89.

Ishte një ndeshje fantastike ku djelmoshat e trajnerit Rick Carlise ishin tejet të motivuar, e sidomos dyshja evropiane Donçiq-Porzingis. 

Në këtë takim, letonezi Kristaps Porzingis kompletoi dyshifror të dyfishtë me 11 pikë e 13 kërcime dhe ishte double double i 11 këtë sezon. Nga ana tjetër, 22 vjeçari fantastik Luka Donçiq ishte më i fokusuar në fazën sulmuese duke shënuar plotë 42 pikë dhe kontriboi me 9 asistime e 6 kërcime. Ishte hera e 9 në karrierën e sllovenit që shënon mbi 40 pikë në një ndeshje.

Përveç çerekut të parë që e fituan, LA Clippers ishin vazhdimisht në ndjekje të rezultatit. Në 41 minuta, Paul George ishte më i dalluari nga të përzgjedhurit e Tyronn Lue me 28 pikë, 7 kërcime e 5 asistime ndërsa u ndihmua nga Kaëhi Leonard me 20 pikë e dy 7-she, 7 kërcime e 7 asistime por që nuk mjaftuan për një triumf eventual.

Kështu, në ndeshjen finale të sezonit të rregullt mes dy skuadrave, Dallasi ka triumfuar dy herë ndërsa Clippers njëherë.

Djelmoshat e Rick Carlise kanë 21 fitore e 18 humbje ndërsa Clippers tani regjstrojnë 26 fitore e 16 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.