Basketboll

NEW BASKETI TRIUMFON NË DERBIN E LIGËS SË PARË NDAJ AS PRISHTINËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i xhiros në Ligën e parë i ka takuar New Basketit që ka mposhtur As Prishtinën në ”Sezai Surroi” të Prizrenit.

Skuadra e New Basketit ka triumfuar ndaj ekipit kryeqytetas me rezultat të ngushtë, 94-87.

Aron Njike me 25 pikë, Drini Rexha me 23 pikë, Bardhi Rexha me 16 pikë e Hajriz Hazeri me 15 sosh, ishin basketbollistët më të dalluar në fitoren e prizrenasve sonte.

Te As Prishtina s’mjaftuan për fitore: Rron Kurti me 19 pikë, Ermir Gashi me 18 pikë, Endrit Berisha me 14 pikë e as Albatrit Berisha me 13 sosh.

Pas kësaj fitore, New Basketi ngritet përkohësisht në pozitën e 4-të me 24 pikë, 9 fitore e 6 humbje. Ndërsa, As Prishtina mbetet e 3-ta me 25 pikë, 11 fitore e 3 humbje.

Në xhiron e rradhës, As Prishtina e pret Lipjanin e New Basketi i shkon Ferronikelit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.