Basketboll

ARLIND KONJUHI DEBUTON ME EKIPIN E MENAGJUAR NGA SUPER-YLLI I NBA-SË

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë këtij vikendi me ekipin e ”Team Fox” që menagjohet direkt nga super-ylli i Sacramento Kings nga NBA, De’Aron Fox, debutoi basketbollisti i super-talentuar me prejardhe nga Kosova, Arlind Konjuhi.

Në një turne të mbajtur në Dallas të Teksasit, ku ishin të ftuara ekipe që kanë më shumë cilësi në ekipet e tyre, skuadra e Team Fox e fitoi atë me bilanc perfekt, 5 ndeshje, 5 fitore.

Sa i përket Arlindit, ai ishte një prej lojtarëve kryesorë në këtë sukses të ekipit. Konjuhi ka debutuar me ekipin e Fox në këtë turne, duke realizuar shumë pikë, asiste, vjedhje topash, por edhe kërcime.

Në këto 5 ndeshje, Arlindi luajti me mesatare prej 15 pikëve për ndeshje, duke qenë si zakonisht fantastik në paraqitjet e tij.

Lajmin për debutimin e Arlindit me ‘Team Fox’, do të mund ta ndiqni edhe në ASISTIN e sontëm që transmetohet në Art Sport 1 nga ora 21:00 e në Klan Kosova pas mesnatës, 00:10.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.