Basketboll

KJO ËSHTË SKUADRA FAVORITE PËR TITULLIN E KAMPIONIT TË KOSOVËS, SIPAS ARBEN KRASNIQIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri më i trofeshëm në historinë e basketbollit të Kosovës, Arben Krasniqi dje ka qenë i ftuar në ASISTIN 443.

Ne debatin lidhur me skuadrat favorite për titull sivjet në basketbollin kosovar, Krasniqi ka folur për skuadrat që sipas tij janë favorite për ta fituar titullin e kampionit sivjet në vendin tonë.

Sivjet konkurenca është e madhe dhe kjo shihet qartë, por si favorite për titull e shoh Pejën. Gjasat më të mëdhaja për mua në bazë të kualitetit të lojtarëve i ka Peja. Natyrisht ky është mendimi im dhe të shohim deri në fund se kush do ta fitojë”, u shpreh Krasniqi.

Skuadrat e Pejës aktualisht gjendet në pozitën e 4-të me 38 pikë, 13 fitore e 12 humbje dhe është afër sigurimit të ”play off”-it.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.