Basketboll

KOMESARI I GARAVE KOMENTON IDENË PËR ZGJERIMIN E SUPERLIGËS SË KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – I ftuar në ASISTIN 443 dje ka qenë edhe Komesari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Faton Kurshumlija.
 
Në episodin e mbrëmshëm të ASISTIT, është diskutuar edhe për idenë e zgjerimit të Superligës së meshkujve nga tetë ekipe në dhjetë sosh, ndërsa Kurshumlija ka thënë se sistemi aktual është ideal për mendimin e tij dhe ka pasur sukses.
 
Mendoj që sistemi aktual i Superligës me tetë skuadra, siç është aktualisht tash është i mirë. Eshtë edicioni i tretë i propozuar nga unë dhe deri tash është treguar shumë i suksesshëm, njejtë edhe me ”Final Eight”-in e Kupës, kështu që mendoj se duhet të vazhdohet njejtë, por gjithsesi kjo duhet të vendoset pasi të përfundojë ky edicion, është herët të flitet tash. Ne duhet ta mbyllim sezonin aktual e pastaj të diskutohet në organet e FBK-së dhe me klube”, u shpreh komesari i garave seniore në basketbollin e Kosovës.
 
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.