Basketboll

VAZHDOJNË NDËRRIMET E TRAJNERËVE NË SKUADRAT KOSOVARE [LISTA]

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndërrimi i trajnerëve por edhe lojtarëve në skuadrat e basketbollit të Kosovës si duket nuk e ka në plan të ndalet në këtë edicion.

Këto ndryshime të shumta të skuadrave, duket se kanë hyrë në ‘modë’ dhe vazhdojnë të ndodhin në periudha të ndryshme kohore, pa arritur që t’ju besohet për shumë kohë trajnerëve, por edhe lojtarëve.

Turku, Fatih Gezer është trajneri i fundit që ka marrë lajmin për shkarkim nga skuadra që e udhëhoqi në 19 ndeshje, por që u lirua para përfundimit të stinorit. Dhe në vend të tij me Yllin do të udhëheq, Adis Beciragic, emër ky i njohur për basketbollin e Kosovës.

Besoni apo jo nga 8 skuadra sa numëron Superliga e Kosovës, 16 trajnerë sivjet ‘defiluan’ në skuadrat kosovare.

Skuadra me më së shumti trajnerë të ndërruar këtë stinor, vazhdon të mbetet Peja me gjithsejt katër sosh, pasuar nga Prishtina e Ylli me nga tre, Rahoveci, Trepça, Bashkimi dhe Vëllaznimi me nga dy, ndërsa ekipi i vetëm në elitën kosovare që nuk e ka ndërruar trajnerin sivjet është Ponte Prizreni.

Vlen të ceket se Arbnor Rifati është trajneri i vetëm vendor aktualisht në Superligën e Kosovës.

Ndërsa trajneri që ka ndërruar më së shumti skuadra sivjet në elitën kosovare, është malazezi, Dragan Radoviç që e nisi stinorin te Ylli e pastaj u shkarkua, nënshkroi me Prishtinën dhe u dorëheq, ndërsa tash po udhëheq me Pejën.

  1. Ponte Prizreni (Arbnor Rifati).
  2. Golden Eagle Ylli (Dragan Radoviç, Fatih Gezer, Adis Beciragic).
  3. Rahoveci (Bujar Loci, Fotis Takianos).
  4. Peja (Edi Xhelalija, Shemshetin Bash, Jordanço Davitkov e Dragan Radoviç).
  5. Bashkimi (Illmen Bajra, Franko Sterle).
  6. Trepça (Neven Pllantak, Serhat Sehit).
  7. Sigal Prishtina (Andin Rashica, Dragan Radoviç, Ljupce Malinkov).
  8. Vëllaznimi (Ljupche Malinkov, Branimir Paviç).

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.