Basketboll

HARDEN ME 44 PIKË, SIGURON FITOREN E MUNDIMSHME PËR NETS

Prishtinë(AsistiOnline) – Brooklyn Nets mundën Detroit Pistons me rezultat të ngushtë, 113: 111 dhe kryesisht falë 44 pikëve nga James Harden.

Detroit nuk kishte zgjidhje për yllin e Nets, i cili gjuajti 14/30 nga loja, dhe për pak sa nuk realizoi triple-double (14 kërcime, 8 asistime).

Të tjerët ishin shumë pas tij, dhe më i afërt ishte Blake Griffin që realizoi 17 pikë me ish-klubin.

Tek Pistons, Jeremy Grant shënoi 19 pikë, dhe Sadiqq Bey e Frank Jackson i realizuan nga 14 pikë.

Të dyja ekipet gjenden në tabelën e Konferencës Lindore. Nets gjenden në pozitën e dytë me 31 fitore e 15 humbje. Ndërsa, Pistons mbeten të fundit me 12 fitore e 32 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.