Basketboll

SFIDA E DYTË E DITËS ME SKUADRAT ME SYNIME TË KUNDËRTA

Prishtinë(AsistiOnline) – Sfida e dytë e ditës së parë në xhiron e 27-të në elitën e basketbollit kosovar te meshkujt, zhvillohet në Mitrovicë.

Bëhet fjalë për takimin që pritet të jetë shumë interesant, ndërmjet Trepçës dhe Rahovecit. Për mitrovicasit është sfidë vendimtare, sepse ndodhen në vendin e gjashtë në tabelë me 36 pikë, një më shumë se Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi, kurse Vreshtarët ndodhen në vendin e dytë me 43, një më pak se Ponte Prizreni dhe një më shumë se Ylli.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 27

E shtunë

19:00 Trepça – Rahoveci.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.