Basketboll

KAPITENI I VËLLAZNIMIT: DO TË JAPIM ATOMIN E FUNDIT PËR FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni i Vëllaznimit, Driton Rraci e ka komentuar ndeshjen e sontme ndaj Sigal Prishtinës të cilën nëse e fitojnë sigurojnë së paku ”play out”-in e nëse humbin bien në Ligën e parë.

Rraci në një prononcim të shkurtër për AsistiOnline.com, para këtij dueli ka theksuar se lojtarët e Vëllaznimit e dijnë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe besojnë në fitore.

Si për neve ashtu edhe për Prishtinën, kjo ndeshje është me rëndësi jetike. E dimë se po fituam mbetemi në elitë e po humbëm, biem nga liga. Ne kemi punuar maksimalisht dhe jemi përgatitur për ndeshjen e të gjithë e dimë rëndësinë e kësaj sfide dhe shpresoj se do të ja dalim”, u shpreh kapiteni i gjakovarëve.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.