Basketboll

RADOVIC FLET PAS FITORES SË EKIPIT TË TIJ NDAJ VLLAZNISË

Prishtinë(AsistiOnline) – I lumtur pas fitores së sotme ndaj Vllaznisë në Ligën Unike, është parë të jetë edhe trajneri i Pejës, Dragan Radovic.

Tekniku malazez tha se nuk kanë pasur kohë për skautimin e ekipit shkodrat, porse ia dolën dhe fituan. E uroj Vllazninë për lojën e bërë, realisht s’kam pasur kohë për skautimin e kësaj ekipe, por lojtarët tanë kanë qenë të koncetruar dhe e kemi fituar duelin. Uroj të dyja federatat për fillimin e Ligës Unike dhe shpresoj të jetë e suksesshme”, potencoi pas ndeshjes trajneri i Pejës.

Peja arriti ta mposht Vllazninë në kuadër të çerekfinales së Ligës Unike (Kliko në fjali dhe lexo raportin e plotë nga ndeshja).

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.