Basketboll

MH PRISHTINA FITON DERBIN LOKAL DHE FUTET NË ”PLAY OFF”

Prishtinë(AsistiOnline) – Marigona Hill Prishtina e ka fituar përballjen e rivalëve lokalë nga kryeqyteti ndaj As Prishtinës dhe ka siguruar ”play off”-in në xhiron e fundit.

Basketbollistët e MH Prishtinës kanë arritur të mposhtin me shumë mund, As Prishtinën dhe me rezultat të përgjithshëm, 75-81.

Statistikat zyrtare të FBK-së në këtë duel nuk funksionuan fare.

MH Prishtina me këtë triumf e ka siguruar ”play off”-in e Ligës së parë, njejtë sikurse As Prishtina.

Kjo me ç’rast ishte ndeshja e fundit e stinorit të rregullt në këtë rang garash e ”play offi” fillon javën e ardhshme.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.