Basketboll

NEW BASKETI PA MËSHIRË PËR RIVALIN LOKAL E DËRGON NË ”PLAY OUT”

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i skuadrave prizrenase në Ligën e parë i ka takuar New Basketit që ka mposhtur Megasportin në cilësinë e vendasit.

Skuadra e New Basketit ka arritur të triumfojë ndaj Megasportit me rezultat të ngushtë 69-64.

Në fakt pjesa e parë e ndeshjes, madje edhe çereku i tretë i takuan tërësisht New Basketit që e kontrolloi ndeshjen, duke i fituar këto perioda(20-13, 20-10, 18-10), ndërsa Megasporti e fitoi çerekun e fundit thellë(11-31), por kjo nuk mjaftoi që ta përmbysë krejtësisht rezultatin dhe fitorja i takoi rivalit lokal.

Trajneri i New Basketit, Arben Elshani në këtë ndeshje inkuadroi të gjithë lojtarët në lojë e më të dalluarit ishin, Bardh Rexha me 19 pikë, 9 kërcime, 2 asistime dhe Hajriz Hazeri me 15 pikë, 9 kërcime, 7 asistime e 1 top të vjedhur.

Te Megasporti s’mjaftuan për fitore: Gazmend Hazeri me 17 pikë, Bleonis Tanushi me 13 pikë dhe Ardit Osmani me 11 sosh.

Me këtë fitore, New Basketi vazhdon të besojë në inkuadrim në play off me humbjen eventuale të Marigona Hill Prishtinës. Ndërsa, Megasporti me këtë disfatë e rrezikon mbijetesën ngase do të luajë në play out me vendin e dytë nga Liga e dytë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.