Basketboll

PENZA FITON DERBIN NDAJ PRISHTINËS NË HAPJE TË ”PLAY OFF”-IT

Prishtinë(AsistiOnline) – Penza e Pejës e ka nisur me fitore të madhe ”play off”-in e Superligës së Femrave, duke ju afruar kalimit në finale.

Vashat verdhezi kanë triumfuar në udhëtim te Prishtina me rezultat të përgjithshëm, 60-71.

Në fakt rrjedha e ndeshjes ishte mjaftë e ngushtë, ashtu edhe siç ishte parashikuar me Penzën që i fitoi të gjitha periodat e takimit por ngushtë(13-17, 18-19, 15-18, 14-17) dhe kapi fitoren e parë të ”play off”-it.

Gabrielle Cooper me double-double(25pk, 11krc) së bashku me veteranen Valbona Bytyqi që realizoi 17 pikë e Ashlie Howell me 13 pikë e 9 kërcime, ishin basketbollistet më të dalluara të Penzës sonte.

Te Prishtina s’mjaftuan për fitore: Enisa Kamerolli me 16 pikë e as Enxhi Xhanaj me 15 sosh.

Me këtë fitore, Penza tash avancon në seri gjysmëfinale dhe me një fitore eventuale në Pejë, kalon në finale të Superligës së Femrave.

Ndeshja e dytë mes këtyre dy ekipeve pritet të zhvillohet në vikendin që po vjen.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.