Basketboll

GASOL RI-DEBUTON ME HUMBJE TE BARÇA

Prishtinë(AsistiOnline) – Legjenda e basketbollit evropian, Pau Gaol ka debutuar me humbje te skuadra ku bëri emër emër në fillim të karrierës, Barcelona.

Katalunasit u mposhtën sonte në shtëpi nga Bayerni me rezultat 72-82, në xhiron e fundit të stinorit të rregullt në Euroligë dhe që ishte vetëm revyale pasi të dyja ekipet tashmë e kanë siguruar ”play off”-in.

Gasol në këtë duel për Barçën në ri-debutim luajti për 13 minuta dhe realizoi 9 pikë, 4 kërcime e 1 asist. Ndërsa te Bayerni në fitore u dallua, Jalen Reynolds me 26 pikë.

Të kujtojmë se Gasol te Barça u zyrtarizua në shkurt të këtij viti. (Shiko lajmin e plotë)

Me këtë ndeshje ka përfunduar stinori i rregullt në Euroligë me përjashtim të një ndeshje të mbetur, ku ndeshen Zeniti e Panathinaikosi dhe e cila do ta vendosë fatin e skuadrës së fundit që do të kualifikohet në ”play off”(Zenit apo Valencia) nga pozita e 8-të.

”Play Offi” i Euroligës pritet të nisë me 20 prill dhe në garë për trofeun më të çmuar të basketbollit evropian do të jenë 8 skuadra. Ndërsa, ”Final Fouri” i këtij sezoni do të mbahet në Këln të Gjermanisë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.