Basketboll

NENAD DELIQ TRANSFEROHET TE SKUADRA QË PO E KËRKON ELITËN KROATE

Prishtinë(AsistiOnline) – Veterani, Nenad Deliq i cili është emër i njohur për basketbollin e Kosovës, është bërë me skuadër të re në edicionin aktual.

36 vjeçari nga Spliti i Kroacisë, ju është bashkuar rradhëve të Dinamo Zagrebit, ekip ky që sivjet po synon inkuadrimin në elitën e basketbollit kroat.

Deliq madje ka debutuar me ekipin e ri dhe që në ndeshjen e parë ka shkëlqyer me double-double(34pk 10krc) dhe skuadra e tij është favorite së bashku edhe me disa ekipe të tjera për inkuadrim në elitën kroate.

Të kujtojmë se qendra 210 centimetërshe gjatë stinorit 2015/16 luajti për Pejën e më pas në 2016/17 luajti edhe për Prishtinën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.