Basketboll

SONTE FINALJA E PARË E SUPERLIGËS SË FEMRAVE

Sonte do të zhvillohet finalja e “Play-off”-it në Superligën e Femrave e cila do të luhet nga ora 19:00 në ”Sezai Surroi” në Prizren.
Kjo është finalja e parë, derisa kampion i garës do të shpallet skuadra që arrin tri fitore. Përparësinë e terenit vendas e ka skuadra e Bashkimit, që garat e rregullta i përfundoi në vendin e parë me 18 fitore dhe dy humbje, ndërsa skuadra pejane ishte e treta me 13 fitore dhe shtatë humbje.

Në garat e rregullta, Bashkimi dhe Penza janë përballur katër herë dhe në katër ndeshjet ka fituar skuadra prizrenase.

Bashkimi në gjysmëfinale mundi Vëllaznimin në dy ndeshje, kurse Penza ishte më e mirë se Prishtina në dy takime.

Ndeshja do të transmetohet direkt edhe në ArtMotion.

/FBK/

Komentet janë të mbyllura.