Basketboll

EFESI E NISË PLAY OFF-IN E EUROLIGËS ME FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra turke e Anadolu Efesit e ka nisur me fitore të thellë ”play off”-in e Euroligës.

Ekipi i drejtuar nga Ergin Ataman, ka mposhtur në shtëpi gjigantin spanjoll Realin e Madridit 90-63.

Rodrigue Beaubois me 19 pikë e Sertaq Sanli me 16 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në këtë triumf të Efesit sonte.

Te Reali s’mjaftuan për fitore: Threy Thompkins me 13 pikë e Walter Tavares me 10 sosh.

Efesi tash ka epërsi 1-0 ndaj Realit në serinë çerekfinale e ndeshja e rradhës mes këtyre dy ekipeve zhvillohet të enjtën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.