Basketboll

LIDERI I STINORIT TË RREGULLT, MPOSHTET NË HAPJE TË ”PLAY OFF”-IT!!

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra lidere e stinorit të rregullt në Euroligë, Barcelona e ka nisur me humbje ”play off”-in e Euroligës.

Ekipi i drejtuar nga lituanezi, Sarunas Jasikevicus u mposht në shtëpi nga ekipi i fundit që siguroi një vend në ”play off” sivjet, Zeniti me rezultat tepër të ngushtë dhe dramatik 74-76.

Ish-lojtari i Barçës, Kevin Pangos i shënoi 2 pikët vendimtare në fitoren e Zenitit sonte, për ti treguar ish-ekipit se çfarë ka humbur, kanadezi në këtë duel luajti me 19 pikë, 9 asiste e 3 kërcime i ndihmuar edhe nga Will Thomas me 12 pikë.

Te Barça s’mjaftuan për fitore: Brandon Davies me 18 pikë e Cory Higgins me 15 sosh.

Me këtë fitore, Zeniti e merr avantazhin e serisë së ”play off”-it, ndërsa edhe ndeshja e dytë zhvillohet në Kataluni pasnesër e pastaj seria bartet në Shën Petersburg të Rusisë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.