Basketboll

BILANCI I TË GJITHA PËRBALLJEVE DIREKTE MES RAHOVECIT DHE YLLIT NË HISTORI

Prishtinë(AsistiOnline) – Rahoveci dhe Ylli takohen sot në kuadër të serisë gjysmëfinale të ”play off”-it të Superligës së Kosovës.

Në të gjitha përballjet direkte mes Yllit dhe Rahovecit që datojnë nga stinori 2016/17, Rahoveci dhe Ylli janë takuar 22 herë në të gjitha garat.

14 fitore i ka skuadra e Rahovecit, ndersa 8 fitore i takojne skuadrës së Yllit.


Fitoren më të thellë ndaj Yllit, Rahoveci e ka arritur me 18 mars të viti 2018 me 24 pike diference, 97-73 në ”Mizahir Isma”.

Ndërsa, Ylli fitoren më të thellë ndaj Rahovecit, Ylli e ka arritur në të njëjtin vit, por me 20 nëntor të 2018-tës me 23 pikë dallim apo 78-101.

Në përballjet direkte sivjet, Rahoveci dhe Ylli janë takuar 5 herë.

Rahoveci kryeson në përballjet në Superligë me bilanc të pastërt 4-0. Ndërsa, Ylli ka 1 fitore në gjysmëfinale të Kupës.

Vreshtarët fillimisht mposhtën Yllin në xhiron e 7-të 76-96. Duel në të cilin kishte spikatur, Alban Veseli me 26 pikë e te Ylli, s’kishte mjaftuar Griffin Ramme me 26 sosh.

Pastaj në xhiron e 14-të, Rahoveci kishte mposhtur Yllin por kësaj rradhe në shtëpi, 92-86. Në këtë duel ishte dalluar, Isaiah Traylor me 32 pikë e 10 kërcime e te Ylli s’kishte mjaftuar, Cody John me 17 pikë.

Në ndeshjen e xhiros së 21-të, Rahoveci e kishte mposhtur përsëri Yllin, 67-72. Ku ishte dalluar përsëri, Isaiah Traylor me 16 pikë, ndërsa te Ylli s’kishte mjaftuar, Erjon Kastrati me 19 pikë.

Ylli fitoren e vetme ndaj Rahovecit sivjet e ka në gjysmëfinale të Kupës e zhvilluar pikërisht në Therandë, 66-87. Tek Rahoveci u pati dalluar, Isaiah Taylor me 14 pikë. Tek Ylli, Erjon Kastrati ishte më i miri me 18 pikë.

Dhe në ndeshjen e fundit mes këtyre dy skuadrave që u luajt në xhiron e fundit të stinorit të rregullt, Rahoveci e kishte mposhtur Yllin 84-70, që njëherazit ishte edhe duel direkt për pozitën e dytë e cila tash e garanton përparësinë e terenit vendas në ”play off”.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.