Basketboll

DURANT NË FORMË, NETS FITOJNË PA TELASHE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra favorite për titullin e NBA-së sivjet, Brooklyn Nets e ka fituar duelin e mbrëmshëm ndaj Indiana Pacers pa probleme.

Të besuarit e Steve Nashit kanë arritur të mposhtin ekipin e Pacers pa ndonjë telashe dhe atë me rezultat përfundimtar 113-130.

Super-ylli i Nets, Kevin Durant shkëlqeu në këtë duel me 42 pikë e 10 kërcime i ndihmuar edhe nga DShawn Johnson me 20 pikë e 21 kërcime.

Te Indiana lojë të mirë shfaqën, Caris LeVert ndaj ish-ekipit realizoi 36 pikë e Edmond Sumner me 16 pikë.

Nets arrijnë në shifrën e 43 fitoreve, karshi 20 humbjeve dhe mbajnë pozitën e parë në Lindje e në po të njëjtën Konferencë gjenden Indiana si të 9-tit me 29 fitore e 33 humbje.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=a4nLFumGQ-o

Komentet janë të mbyllura.