Basketboll

TE YLLI BESOJNË NË ARRITJEN NË FINALE

Prishtinë(AsistiOnline) – Rahoveci dhe Ylli sonte e zhvillojnë ndeshjen përcaktuese për një vend në finalen e madhe të Superligës së Kosovës.

AsistiOnline.com ka kontaktuar me akterët e klubit therandas, para ndeshjes vendimtare që skuadra e tyre e zhvillon sonte në gjysmëfinale.

Trajneri Adis Beqiragiq: ”’Sot jo vetëm ndeshja jonë, por edhe Ponte Prizreni dhe Peja do të jetë ndeshje e madhe, ky është play offi. Sa i përket ekipit tonë, ne jemi munduar të përgatitemi për aq sa kemi mundur në këtë kohë të shkurtër dhe do të mundohemi maksimalisht të arrijmë finalen. Rahoveci është një ekip që punon shumë dhe nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj tyre”, tha trajneri boshnjak i Yllit.

I bindur në fitoren e verdhezinjëve u shpreh edhe alo-qendra therandase, Gëzim Morina: ”Na pret një ndeshje e vështirë, kemi bërë të gjitha përgaditjet e duhura, duhet të angazohemi maksimalisht dhe të luftojmë për çdo top, shpresojë dhe besoj në fitore dhe kualifikim në finale”, përfundoi Morina.

Ndërsa njëri prej lojtarëve të huaj te Ylli, Elyjah Clark e përshkroi ndeshjen e sotme me këto fjalë: ”Koha ka qenë e shkurtër që të përgatitemi, por duhet të adaptohemi dhe të japim maksimumin e të arrijmë finalen sepse e meritojmë”, u shpreh Clark.

Kjo ndeshje luhet sonte në ”Mizahir Isma” nga ora 20:15 dhe transmetohet direkt në ArtMotion.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.