Basketboll

SUNS HUMB NDAJ ATLANTAS, KJO SKUADËR MERR KREUN E PERËNDIMIT!

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Phoenix Suns ka stagnuar në çerekun e fundit gjatë të cilit kanë shënuar vetëm 15 pikë teksa kanë pranuar plotë 38 për tu mposhtur me rezultat final 135:103 nga Atlanta Hawks.

Ishte kjo një ndeshje interesante dhe atraktive që dhuroi shumë shënime të bukura duke nisur që nga treshet e deri tek ngulitjet dhe alley op shënimeve nga të dy skuadrat teksa në fund vendimtare doli performanca e mirë e bankës së Atlantës që shënuan plotë 74 pikë për të ndihmuar në fitore.

Këtë dështim të Suns në anën tjetër e shfrytëzuan në maksimum skuadra e Utah Jazz të cilët mposhtën San Antonion për tu rikthyer në majën e konferencës perëndimore.

Jordan Clarkson shkëlqeu me 30 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime teksa “Xhezerët” triumfuan me rezultatin final 94:126 pasi gjatë gjithë kohës ishin edhe në epërsi.

Tashmë, Utah udhëheq në perëndim me 48 fitore dhe 18 humbje teksa Phoenix kanë 47 fitore dhe 19 disfata. 

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=S9FrPfd_4nM

Komentet janë të mbyllura.