RRUGËTIMI I YLLIT PËR NË FINALEN E MADHE
Peja-Golden Eagle Ylli, sot takohen në finalen e madhe të “Play-off”-it të Superligës së Kosovës në basketboll.
Por si arriti skuadra e Yllit deri në këtë fazë, cili ishte rrugëtimi i ekipit therandas?
– Kjo është hera e parë që skuadra nga Theranda ndodhet në finale të “Play-off”-it, edhe pse në vitet e fundit ka investuar mjaftë në basketbollin e Kosovës.
– Ylli ende nuk e ka fituar titullin apo Kupën në Kosovë.
– Në çerekfinale të “Play-off”-it mundën Bashkimin me serinë 2:1, edhe pse humbën ndeshjen e parë në shtëpi.
– Në gjysmëfinale, me pesë përballje dramatike, eliminuan Rahovecin 3:2. Takimin e fundit e fituan në “Mizahir Isma” me rezultat 72:85, me një seri prej 0:13 n dy minutat e fundit.
– Kampionatin e rregullt e përfunduan në vendin e tretë me 17 fitore dhe 11 humbje.
– Në kampionatin e rregullt kishte mbrojtjen më të mirë me 2152 pikë të pranuara apo 76.8 pikë për ndeshje.
– Ka katër basketbollistë të Përfaqësueses së Kosovës në skuadër, apo më së shumti në elitën e basketbollit: Gëzim Morina, Erjon Kastrati, Valon Bunjaku dhe Samir Zekiqi.
– Ylli dhe Peja u ballafaquan në finale të Ligës Unike në Durrës, ku fituan therandasit 82:79. Ky ishte edicioni i parë i Ligës Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë.
– MVP i Ligës Unike ishte zgjedhur Erjon Kastrati, basketbollist i Yllit.
– Triumfi në Ligën Unike ishte trofeu i parë për skuadrën nga Theranda.
– Ylli dhe Peja u përballën në finale të Kupës më 2020, ku fituan pejanët 79:64.
– Trajneri i Pejës ishte Adis Beciragic, tani trajner i Golden Eagle Yllit.
– Këtë edicion në elitën e basketbollit, këto dy skuadra u ballafaquan katër herë, ku tri herë fituan therandasit.
/FBK/
Komentet janë të mbyllura.