Basketboll

MUJA FLET PARA PËRBALLJES VENDIMTARE TË EKIPIT TË TIJ ME KUTAISIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Dinamo Tbilisit nesër e luan përballjen vendimtare në çerekfinale të elitës gjeorgjiane.

Ky ekip që po drejtohet me shumë sukses nga shqiptari i Shkupit dhe ish-basketbollisti i spikatur Muhammed Thaçi në ndeshjen e parë çerekfinale, kishte triumfuar ndaj Kutaisit, ndërsa në të dytën ishte mposhtur dhe nesër skuadra që fiton kualifikohet në gjysmëfinale.

Ekipi i Dinamos sonte mbajti stërvitjen e fundit, para duelit të nesërm vendimtar dhe kryetrajneri i ekipit, Muja foli për faqen zyrtare të klubit para përballjes së nesërme:

Një ndeshje e vështirë përpara, jemi përgatitur për ”play off”-in gjatë gjithë sezonit dhe pse humbëm në ndeshjen e fundit, do të shohim përpara. Jemi gati për të luftuar vetëmohimisht për 40 minuta dhe për të bërë më të mirën e për të kaluar në fazën tjetër”, citohet të ketë thënë Muja.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.