PARNU TRIUMFON NË FINALEN E PARË, MAXHUNI VULOS FITOREN ME SHËNIMET VENDIMTARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra estoneze, Parnu e ka nisur me fitore të madhe serinë finale të elitës së atjeshme, duke mposhtur Kalev/Cramon.
Nën-dirigjimin e fantastikut nga Kosova, Edon Maxhuni që si zakonisht edhe sot ishte fenomenal, Parnu mposhti Kramon si mysafir me rezultat 76-81 në një ndeshje tepër interesante.
Në fakt, ishte skuadra vendase ajo që e kontrolloi takimin sot në shumicën e kohës, por lojtarët e Parnus të udhëhequr nga Edoni i cili realizoi 7 pikët e fundit dhe vendimtare ju mundësuan atyre fitoren e madhe.
23 vjeçari kosovar, sot luajti me double-double 14 pikë, 10 asiste e 3 kërcime.
Ndeshja e dytë e serisë finale në elitën estoneze luhet në palestrën e Parnus të mërkurën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.