Basketboll

DINAMO TBILISI I MUJO THAÇIT, ARRIN GJYSMËFINALEN E ELITËS GJEORGJIANE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra gjeorgjiane, Dinamo Tbilisi që po drejtohet me shumë sukses nga trajneri shqiptar, Muhammed Thaçi e ka arritur një sukses tejet të madh sot.

Tbilisianët kanë triumfuar në udhëtim te Kutaisi me rezultatin 80-89 dhe kështu janë kualifikuar në gjysmëfinale të ”play off”-it të elitës së basketbollit gjeorgjian.

Individët më të dalluar në fitoren e ekipit të Mujës sot ishin: Darbaidze me 21 pikë, Edwards me 19 pikë, Tavakarashvili me 15 e Bulashvili me 12 sosh.

Me këtë triumf dhe seri të përgjithshme prej 1-2, Dinamo Tbilisi kualifikohet në gjysmëfinale të elitës gjeorgjiane dhe atje do të takohet me fituesin e duelit, Tskhum-Olimpi Tbilisi.

Natyrisht që ky është një triumf i madh për ekipin e Dinamos, por edhe vetë Mujën që po e tregon veten si trajner, sepse këtë ekip sivjet shumë kush e kishte menduar që do të bie nga elita e atjeshme, por Muja me punën e madhe që bëri e dëshmoi të kundërtën.

Duhet cekur se është hera e parë që ndodh që në elitën gjeorgjiane në ”play off”, vendi i 7-të ta mposht atë të 2-të dhe kjo është arritje historike për Dinamo Tbilisin.

Shpresojmë që ta shohim sa më lartë e pse jo edhe kampion ekipin e Mujës në këtë rrugëtim aspak të lehtë dhe me ekipe që kanë buxhet shumëfish më të lartë.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.