Basketboll

DO TË PARAQITET SONTE DENDY PËR PEJANËT?

Prishtinë(AsistiOnline) – Alo-qendra amerikane me përvojë të madhe në basketbollin evropian, LaRon Dendy u lëndua në ndeshjen e fundit finale mes Yllit e Pejës.

32 vjeçari i gjatë 206 centimentra e lëndoi nyjen e këmbës në ndeshjen e dytë finale me Yllin dhe sonte sipas të gjitha gjasave nuk do të mund t’ju ndihmojë pejanëve në ndeshjen e tretë finale.

Që prej ardhjes së tij tek Peja në shkurt të këtij viti, Dendy ka luajtur me mesatare prej, 13 pikëve, 8 kërcimeve e 5 asisteve për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.