Basketboll

ABA LIGA ARRIN FAZËN PËRFUNDIMTARE, ARTMOTION SJELL SONTE FINALEN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas 26 xhirove të sezonit të rregullt dhe fazës së parë të gjysmëfinaleve tani ka ardhur koha për finalet e mëdha në ligën më të fortë të basketbollit në rajon, ABA Ligë.

18:30 – ZVEZDA – BUDUQNOSTI, ART SPORT 1

Dy skuadrat më të mira të fazës së rregullt dhe poashtu dy skuadrat më të mira edhe të raundit të parë të playoffit, Zvezda dhe Buduqnosti e nisin aventurën e finaleve me një duel interesant që luhet të dielen me fillim nga ora 18:30 dhe vjen live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.

Zvezda sezonin e rregullt e mbylli në pozitën e parë me 23 fitore dhe 3 humbje teksa Buduqnosti ishte menjëher pas tyre me 22 fitore dhe 4 disfata. Në gjysmëfinale Zvezda triumfoi ne seri 2-1 kundër Igokeas kurse Buduqnosti eleminoi herët dhe lehtësisht 2-0 në seri Mornarin.

Zvezda, 5-shja e mundshme startuese:

Lloyd, Walden, Davidovac, Dobriq, Nnoko.

Buduqnosti, 5-shja e mundshme startuese:

Cobbs, Ivanovic, Eljm, Della Valle, Reed.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.