Basketboll

EKSKLUZIVE: KUALIFIKIMET OLIMPIKE 3X3 PËR TOKIO, DIREKT NË ART MOTION

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe një super ekskluzive në adresën e vërtetë të basketbollit në vendin tonë, Artmotion: kualifikimet olimpike të basketbollit 3 kundër 3.
Për herë të parë në histori , streetballi apo basketi 3×3, debuton në Olimpiadën e sivjetme Tokio 2020
Nga e mërkura deri të dielën, në Graz të Austrisë, 160 lojtarë të 36 kombëtareve, meshkuj dhe femra, do të luftojnë për tri bileta që dërgojnë në Tokio 2020.

Drejtpërdrejt nga sheshi “Thunderdome” i Grazit, për 5 ditë rresht, maratonat 12 orëshe dhe kualifikimet për lojra olimpike në Basketboll tre kundër tre, ku tjetër veçse në adresën ku rrah zemra e basketbollit në vendin tonë: ArtMotion.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.