Basketboll

LILLARD I SHKËLQYER, PORTLANDI MPOSHT DENVERIN NË SFIDËN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Të udhëhequr nga Dame Lillard, skuadra simaptike e Portland Trail Blazers e ka nisur me fitore të madhe ”play off”-in e sivjetmë në NBA.

Portland ka arritur të triumfojë ndaj skuadrës së papërshtatshme të Denverit me rezultat 109-123.

Damian Lillard ishte i pandalshëm në këtë duel për Nuggetsin me plotë 34 pikë e 13 asiste i ndihmuar edhe nga CJ McCollum me 21 pikë.

Te Denveri s’mjaftoi për fitore, Nikolla Jokiq me 34 pikë e 16 kërcime, por as Michael Porter Jr. me 25 pikë të tjera.

Kjo fitore i jep avantazhin e serisë çerekfinale në 1-0, skuadrës së Blazers dhe ekipi që arrin katër fitore, kualifikohet në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.