Basketboll

BROOKLYNI SHTON AVANTAZHIN E FITOREVE NË ÇEREKFINALE

Prishtinë(AsistiOnline) – Brooklyn Netsi e ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë rresht, skuadrën e Boston Celtics në çerekfinale të Konferencës në NBA.

Skuadra e Steve Nash ka fituar me rezultat tejet të thellë ndaj asaj të Brad Stevenes 130-108.

Kevin Durant me 26 pikë, Joe Harris me 25 e James Harden me 20 sosh, spikatën në këtë fitore për Nets.

Te Celtics s’mjaftuan për fitore, Marcus Smart me 19 pikë e Kemba Walker me 17 sosh.

Me këtë fitore Nets thellon avantazhin e serisë çerekfinale në 2-0 dhe ekipi që arrin katër fitore, kualifikohet në gjysmëfinale të Konferencës Lindore.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.