Basketboll

KAMPIONI BARAZON SERINË NDAJ PHOENIXIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i NBA-së, LA Lakers e ka barazuar serinë çerekfinale të Konferencës ndaj Phoenix Sunsit.

Lakers kanë triumfuar ndaj Sunsit në udhëtim me rezultatin 102-109, për të arritur kështu një fitore shumë të rëndësishme.

Anthony Davis ju priu Lakers në këtë fitore me performancë fantastike, 34 pikë, 10 kërcime e 7 asiste i ndihmuar edhe nga Dennis Schroder me 24 pikë.

Te Suns s’mjaftuan për fitore, Devin Booker me 31 pikë e as Deandre Ayton me 22 pikë e 10 kërcime.

Lakers tash barazon serinë çerekfinale të Perëndimit ndaj Phoenixit në 1-1 e skuadra që arrin katër fitore kualifikohet në gjysmëfinale të kësaj konference.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.