Basketboll

HIGGINS HEROI I NDESHJES, BARÇA NË FINALE TË EUROLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Barcelona është finalisti i dytë i Euroligës për këtë sezon.

Në një gjysmëfinale dramatike dhe të jashtëzakonshme, katalunasit triumfuan ndaj Milanos me një dy pikësh të Cory Higginsit me rezultat përfundimtar 84-82.

Për fitoren dramatike të Barçës, sonte vendosi shuti nga gjysmëdistanca i Cory Higginsit në 5 të qindtat e sekondit të fundit dhe kështu ekipi i drejtuar nga Sarunas Jasikevicius e arriti finalen.

Nikolla Mirotiq me 21 pikë ishte më i dalluari në kte fitore të madhe të Barçës sonte i ndihmuar edhe nga Nick Calathes me 17 pikë e Cory Higgin me 11 sosh.

Te Milano s’mjaftuan për fitore, Kevin Punter me 23 pikë e as Vladimir Micov me 14 sosh.

Barcelona me këtë triumf kualifikohet në finale të Euroligës, atje ku e pret Anadolu Efesi që arriti finalen, pas fitores ndaj CSKA Moskës.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.