Basketboll

SFIDË DRAMATIKE, GOGA BARAZON SERINË FINALE NDAJ TEUTËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Goga Basketi e ka barazuar serinë finale të elitës shqiptare të basketbollit ndaj Teutës.

Durrsakët kanë mposhtur rivalin lokal, Teutën që vije po nga Durrësi me rezultat tepër të ngushtë dhe rrjedhë dramatike deri në fund 73-75.

Milic Blagojevic me 22 pikë, Griffin Ramme me 13 e Endrit Hysenagolli me 13 sosh, ishin realizatorët kryesorë në fitoren e Gogës.

Te Teuta s’mjaftuan për fitore, Jordan Starwberry me 21 pikë e as Ryan Ogden me 14 sosh.

Goga me këtë fitore e barazon serinë çerekfinale ndaj Teutës në 1-1, ndërsa ekipi që arrin tri fitore shpallet kampion i Shqipërisë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.