MILWAUKEE MPOSHTI PËRSËRI BROOKLYNIN, BARAZOI SERINË!
Prishtinë(AsistiOnline) – Seria gjysmëfinale e Konferencës Lindore në NBA mes Brooklyn Nets dhe Milwaukee Bucks është barazuar në 2-2.
Ekipi i Milwaukeet ka arritur që të mposht edhe në ndeshjen e dytë rresht ekipin e Nets, kësaj rradhe me rezultatin përfundimtar 107-96.
Giannis Antetokounmpo me 34 pikë e 12 kërcime, si zakonisht ishte më i dalluari te Bucks, ndihmuar edhe nga Khris Middleton me 19 pikë.
Te Nets s’mjaftoi për fitore, Kevin Durant me 28 pikë e 13 kërcime, por as Kyrie Irving me 11 pikë, ky i fundit u lëndua në fund të pjesës së parë dhe ende nuk dihet mungesa e saktë e tij.
Kjo fitore e Bucks e barazon serinë gjysmëfinale të Lindjes me Nets në 2-2 dhe ndeshja e pestë e serisë zhvillohet më 15 qershor nga ora 22:00.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=8t2ertIhFBo
Komentet janë të mbyllura.